0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ambasadori gjerman: Votuesit në Kosovë dhanë mandat të fortë për ndryshim

Rekomandime

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka zhvilluar një takim me Ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbajtjeve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Rohde ka thënë se ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme që janë mbajtur me 14 shkurt në Kosovë, ku votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim.

- Advertisement -

Ai tha se me Osmanin ka folur për zgjedhjen e qeverisë së re dhe atë të presidentit.

Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim.

Ne diskutuam formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet, përfshirë sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dialogun e lehtësuar nga BE.

- Advertisement -

Ne të dy nënvizuam partneritetin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”, shkroi Rohde në Twitter pas takimit me Osmanin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit