Kosova po vazhdon të ballafaqohet me ajrin e ndotur. Nga të gjitha vendet e botës, Prishtina renditet e dyta sa i përket kësaj problematike.
E ky fenomen është duke e përcjellë Kosovën tash e disa vite.
Si pasojë mjekët në vazhdimësi po deklarojnë se shteti duhet shtuar masat dhe kujdesin që të sigurojnë një mjedis sa më të pastër për qytetarët.
Ndryshe, sëmundjet e mushkërive hyjnë në grupin e sëmundjeve më të përhapura në Kosovë.