17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Siguron Biden: Do të qeverisi si një president amerikan

Rekomandime

Kandidati për president të SHBA-ve, Joe Bide, ka reaguar pas rezultateve të fundit, shkruan GazetaBlic.Në një postim të sapo bërë në Facebook, Biden ka siguruar se do të qeverisë me Amerikën.

- Advertisement -

“Unë bëra fushatë si një demokrat krenar, por unë do të qeveris si një president amerikan”, ka shkruar ai.

Menaxheri i kampit zgjedhort të kandidatit demokrat, Joe Biden ka deklaruar se tani kundërkandidati i tij, Donald Trump, nuk mund të ketë ndryshime në rezultat,“Mbi 140 milionë vota janë numëruar deri më tani, ku prej tyre mbi 72 milionë janë të Bidenit”, ka deklaruar Jenn O’Malley Dillon.

“Biden ka fituar më shumë vota se çdo kandidat tjetër për president në historinë e Shteteve të Bashkuara, dhe po vazhdojmë t’i numërojmë votat”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

O’Malley Dillon është shprehur e bindur se Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.Bob Casey, senatori i Pensilvanisë ka pranuar se Joe Biden ka fituar në shtetin e madh amerikan.

Kandidati demokrat për President të Amerikës, Joe Biden ka fituar edhe në shtetin e Pensilvanisë – vend ky që ka 20 vota elektorale.“Joe Biden do të fitojë Pensilvania me 100,000 vota përpara”, ka thënë Bob Casey.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit