8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Paralajmërimi i Hazirit: Me kryetarin e ri do të kemi rikthim të madh

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për Kuvendin e ri zgjedhor të kësaj partie i caktuar të mbahet më 14 mars, ku do të zgjidhet kryetari i ri.

- Advertisement -

“Për herë të parë do të kemi kuvend të jashtëzakonshëm. Kemi pasur situata të rënda edhe më herët, por kjo është për herë të parë një kuvend i jashtëzakonshëm pas dorëheqjes së kryetarit Mustafa”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se më 14 mars do të shkohet për një mandat të ri të kryetarit të zgjedhur në atë Kuvend.

“Në atë kuvend do të zbardhën hapat e rinj të LDK-së, e që pas zgjedhjes së kryetarit të ri, me prioritet do të merremi edhe me kuvendet e degëve. Duhet të hyjmë në riorganizim të plotë si parti, dhe të kemi argesivitet politik para zgjedhjeve lokale”, theksoi ai në rtk.

- Advertisement -

Duke folur për dorëheqjen e Isa Mustafës, Haziri tha se vendimi i tij pas rezultatit zgjedhor është hap politik dhe sjellje prej burrështetasit.

“Dhe ia hap rrugë për kryetarin e ri që të vije në tavolinë të pastërt. Dhe që ta rikthej shpejt LDK-në dhe mos të ketë vakuum. Kuvendi do të prodhoj edhe besim edhe shpresojmë për rikthim të madh në zgjedhjet lokale të tetorit”, shtoi Haziri.

- Advertisement -

Sa i përket rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit, Haziri tha se rezultati ka qenë i paralajmëruar, por që nga fushata në terren, është vërjetur se votuesi është pranë strukturave, por ajo që ka ndodhur me votën qytetare më 14 shkurt, duhet të shihet se çfarë ka ndodhur.

“Tash po flasim për rezultat që pë LDK-në është i tmerrshëm dhe është mësim që duhet të nxjerret. Ka frymë optimiste tash, sepse çdo situatë të rëndë e kemi kaluar të bashkuar. Dhe nuk guxon të ndalemi për asnjë motiv”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit