18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Italia, pajtohet se liberalizimi i vizave për kosovarët duhet të trajtohet me prioritet

Rekomandime

Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të trajtohet me prioritet, janë pajtuar gjatë një takimi të martën ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando dhe koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni.

Orlando, përmes një shkrimi në Twitter, po ashtu ka bërë të ditur se Hysenit ia ka ripërsëritur mbështetjen për një dinamikë gjatë negociatave, gjë që do të rezultonte me marrëveshje gjithpërfshirëse.

- Advertisement -

“Pata një takim interesant me Skënder Hysenin sot. E rishikuam progresin dhe sfidat e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. E riafirmova përkrahjen e Italisë për negociata dinamike drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse. Po ashtu u pajtuam rreth çështjes prioritare të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit