8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

​Kandidatët për deputetë që nuk u votuan as nga familja e tyre

Rekomandime

Katërmbëdhjetë kandidatë për deputetë nga subjekte të ndryshme politike nuk kanë arritur të marrin as nga dhjetë vota. Madje, ka kandidate për deputete që ka marrë vetëm dy vota.

- Advertisement -

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Valbone Kryeziu, nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, ka marrë vetëm 2 vota. Po nga kjo parti është Remzije Arifi, e cila ka marrë 3 vota, si dhe Nebahate Kurteshi 3 vota.

Katër vota nga kjo parti ka marrë Fatime Osmani, aq sa ka marrë edhe Xhevahire Krasniqi nga Lëvizja për Bashkëveprim.

Elvan Galushi-Elshani nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, ka marrë 5 vota. Nga kjo parti ka marrë vetëm 7 vota Mejreme Berisha, aq sa ka marrë edhe Drinor Elshani nga Partia Liberale Egjeptiane.

- Advertisement -

Nga tetë vota kanë marrë Xhulsume Ademi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Naser Bajrami nga Lëvizja për Bashkëveprim, Nazmie Ramadani dhe Gylxhan Qukani nga Partia Demoratike e Ashkanlive të Kosovës

Kurse, nga nëntë vota kanë marrë Ahmet Podrimja nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Bahtir Kelmendi nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Myrvete Salihu nga Partia Fjala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit