17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

KEDS dhuroi 50 kompjuterë për fëmijët e SOS fshatrave

Rekomandime

KEDS të enjten ka dhuruar 50 kompjuterë për fëmijët e familjeve të SOS Fshatrave. Qëllimi i shpërndarjes së këtyre kompjuterëve ishte që fëmijëve tu krijohet casje më e lehtë me botën, sidomos në këtë kohë pandemie.

- Advertisement -

Tekonologjia informative në ditët e sotme është jetike për edukimin dhe avancimin e njohurive për secilin. Prandaj, ky donacion llogaritet që të arrije këtë mision, pra t’ua lejtësojë fëmijëve të SOS fshatrave të jenë në rrjedhat bashkëkohore.

Albana Zogu Morina nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, tha se këta kompjuterë do të ndihmojnë fëmijët për të pasur qasje në mësimin online.

“Duke e pasur parasysh njëkohësisht nevojën për mësimin online dhe qasjen në teknologjinë informative dhe internet natyrisht që donacioni prej 50 kompjuterëve është jashtëzakonisht i mirëseardhur. Me këtë donacion do të përkrahen fëmijët të cilët janë pjesë e programit të fuqizimit të familjes të cilët nuk kanë qasje në pajisje teknologjike gjatë kësaj kohe pandemije ku shpesh herë ata duhet të vijojnë mësimin përmes formave online. Natyrisht do të plotësohen edhe nevojat e fëmijëve për të cilët ne përkujdesemi çdo ditë”, tha ajo.

- Advertisement -

Sipas KEDS, kjo nuk është hera e parë që ata kanë dhuruar pajisje për këtë institucion, pasiqë në dhjetor të vitit të kaluar kompania kishte pajisur fëmijët e SOS fshatrave me dhjetëra tabletë.

KEDS paralajmëron se do të ndërmarrë iniciativa të tilla edhe në të ardhmen me qëllim që fëmijëve t’u krijohen mundësitë që njohuritë teorike t’i gërshetojnë me ato praktike përmes kabineteve të teknologjisë informative të cilat do të krijohen aty ku është nevoja.

- Advertisement -

Donacioni i sotëm nuk është i vetmi që ka bërë kompania sa i përket pajisjeve të teknologjisë informative. KEDS deri sot kishte dhuruar mbi 150 kompjuterë për shkollat e ndryshme anëkend vendit, me qëllimin që nxënësit kosovarë të jenë në hap me teknologjinë informative.

Pos këtyre pajisjeve, KEDS ka bërë në vazhdimësi aktivitete të ndryshme në fushën e edukimit të fëmijëve, sikurse donacione të ndryshme sic janë krijimi i librarive, ligjëratat për eficiencë të energjisë, dhurata të shumta për festat e fundvitit dhe shumë aktivitete tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit