E etiketuan Kosovën vetëm si territor, Vlora Çitaku i reagon federatës spanjolle të futbollit

0
247

Federata spanolle gjatë ditës ka konfirmuar ndeshjet e muajit mars, duke paralajmëruar se ditëve të ardhshme, selektori Enrique do të shpalos listën me emrat e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e këtij muaji, ndërsa Kosovës i janë referuar si territor.

Kjo ka ngjallur reagime edhe tek ne, kurse tani ka reaguar edhe Vlora Çitaku, e cila ditë më parë përmbylli misionin e saj si ambasadore e Kosovës në SHBA.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Çitaku ka shprehur habinë e saj me lajmërimin e federatës spanjolle, duke iu kundërpërgjigjur me:

“Hmmm, të fala nga Republika e Kosovës”.

Më poshtë edhe postimi i plotë.