9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vehbi Kajtazi: Njëri prej të arrstuarve është komisioneri që u dëgjua në përgjime

Rekomandime

PoIicia e Kosovës ka arrstuar dy komisionerë, nën dyshimet për daIIavere me vota në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

E sipas gazetarit Vehbi Kajtazi, një prej të arrestuarve është komisioneri që dëgjohet në përgjigjimet e publikuara në media, ku pretendohet se burri i Meliza Haradinajt flet për blerje votash.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kajtazi ka thënë se tash duhet të arrstohet edhe dhënësi i ryshfetit, duke aluduar për bashkëshortin e ish-ministres, Dardan Stubllën.

“Njeri nga protagonistet e incizimit, Arber Krasniqi eshte arrstu, per marrje rryshfeti. Tash, duhet me u arrstu edhe dhenesi i ryshfetit”, ka shkruar Kajtazi.

- Advertisement -

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar të martën dy persona nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe dhënie apo marrje të ryshfetit në lidhje me votimin.

Sipas njoftimit, Prokurori sot do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

- Advertisement -

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme (09 mars 2021), ka ndaluar dy persona me inicialet A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penaIe “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së.

Po ashtu, Prokurori i shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë”, thuhet në njoftim.

Ky aksion i Prokurorisë vjen pas raportimeve në media dhe pas akuzave nga kandidatë të ndryshëm për deputetë se ka pasur vejdhje votash brenda partive.

Në qendrën e numërimit të votave ka pasur proces të rinumërimit nën vëzhgimin e prokurorëve, meqë janë ngritur shqetësime për tjetërsim të votave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit