13 C
London
E premte, 22 Tetor, 2021

Skot: Çdo ditë e humbur pa marrëveshje një më larg nga stabiliteti dhe ardhmëria – kritikë medieve serbe që shtrembërojnë faktet

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Ambasadori amerikan në largim Kajl Skot ka kritikuar gjendjen aktuale trë raportimeve në mediet serbe , duke vlerësuar se masovikisht plasohen dhe shtrembërohen faktet në mediet serbe, posaçërisht në lidhje me raportimet rreth Rusisë në krahasim me ShBA, shkruan “B92”.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me revista, por edhe me RTS dhe gazetar serioze si është Politika. Ky manipulim i hapur është vazhdimësi e propagandës nacionaliste që në Ballkan ka marr hov në vitet 90-të. Ajo i bënë dëm synimeve të Serbisë që sërish të marr vendin që i takon në bashkësinë e popujve evropian “, tha Skot për “Danas”.

Skot ka shtuar se “është koha e fundit që Serbia të bëjë reforma në rrethin e medieve në vend, të ruaj gazetarët hulumtues dhe nga hapësira mediale të largojë dorën e padukshme nacionaliste sipas masës së pushtetit “.

Lidhur me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, ai nënvizoi se “Nuk shoh dobinë për popullin serb nga ky bojkotim. Me gjasë pasojë mund të jetë largimi i opinionit serb nga zgjedhjet, por kjo është çështje e brendshme e Serbisë dhe rezultati është ulja e imazhit në botë “,tha ai.

Duke komentuar mundësinë për arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, Skot ka thënë se “Çdo ditë pa marrëveshje është një hap më larg stabilitetit dhe ardhmërisë që synojnë dy popujt ” duke shtuar se emërimi i Palmer si i dërguar special është sinjal se ShBA dëshirojnë të ndihmojnë Serbinë dhe Kosovën në arritjen e marrëveshjes dhe stabilizimin e regjionit.

Me ndihmën e Palmerit por edhe kryesisht me mençurinë dhe guximin e liderëve politik në Prishtinë dhe Beograd do të vij ajo ditë, sa më parë aq më mirë“, tha Skot.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img