13 C
London
E premte, 22 Tetor, 2021

Nuk ndalet Daçiq: Do të zbresë numri i njohjeve të Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_img
- Advertisement -spot_imgspot_img

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka parashikuar lajme të këqija për Kosovën në fushën e njohjeve.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar nga New Yorku se numri i shteteve që do të tërheqin ose pezullojnë njohjen e Kosovës do të rritet deri në fund të vitit, duke bërë që numri i atyre që kanë pranuar shpalljen e pavarësisë nga Kosova do të zbresë në më tepër se gjysmën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Daçiq, para gazetarëve, deklaroi se delegacioni serb në tri ditë, sa zgjati Asambleja e OKB-së, bisedoi me përfaqësuesit e 53 shteteve anëtare dhe nëse i shtojnë edhe dy ditë, ai numër do ta kalojë shifrën 100, raporton “Blic”.

Me disa prej tyre, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar për çështje strategjike, për dialog me Prishtinën por kishte edhe shumë takime lidhur me statusin e Kosovës”, deklaroi Daçiq.

Mundem haptas të them atë që ka paralajmëruar edhe presidenti se qytetarët tanë mund të jenë të sigurt se në periudhën e ardhshme, këtë e kemi diskutuar këtu, shtete të tjera do të tërheqin ose pezullojnë vendimet për njohjen e Kosovës”, shtoi ai.

Daçiq, po ashtu, ka thënë se nëse do të vijë deri te votimi, Kosova nuk do të pranohet në INTERPOL sepse, sipas tij, janë bashkuar forcat mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Jashtme dhe presidentit të Serbisë.

Ky është rezultat i madh për një shtet të vogël si Serbia, sepse ne nuk jemi fuqi botërore”, theksoi Daçiq.

- Advertisement -spot_imgspot_img
Latest news
- Advertisement -spot_img
Related news
- Advertisement -spot_img