11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kosova duhet të privatizohet

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Prej që ekzistojmë si shtet, pra që nga 2008, në Kosovë gjysmën e kohës ka pasë tabela për kerre, gjysmën tjetër jo. Për shëmbull gjatë këtyre ditëve me tepër ka tabela probation nëpër kerret e kosovarëve se sa KS.

Edhe me letërnjoftima pus e kena punën. Zakonisht nuk ka.

Këto janë dy nga shenjat më identifikuese të shtetit. Shënja e tretë është flamuri. Ai valon me ndërrime, e qebesa edhe me smena shpeshherë. Dikah valon flamuri i Shqipnisë, e dikah tjetër si i Serbisë. Edhe flamujt tjerë nuk është që nuk valojnë këndejpari, sidomos kur të fryn erë.

- Advertisement -

Një turist që vije këtu dhe që i njeh shenjat identifikuese të shteteve thjeshtë nuk e di ku është.
E për këtë katrahurë, mungesë totale të shtetndërtimit nuk na ka faj as Spanja, e as Serbia. Jena vet fajtorë.

Oborret e kosovarëve janë të mëdha, të pastruara, të rregulluara për merak. Sheshet e qyteteve dhe fshatrave nuk ekzistojnë. Janë vetëm do tortuare të shtembta, të mbushura me gropa e bërllog dhe të uzurpuara nga kerret e parkuara.

- Advertisement -

Askush nuk e parkon kerrin e vet në bari të oborrit të vet. Secili në hapësirat e gjelbëruara publike. Kujdes maksimal në pronë private, sulme të hatashme ndaj prones publike deri në shkatërrim.

Kjo është arsyje e qëndrueshme pse Shteti i Kosovës duhet të jepet me koncesion. Pra, të privatizohet për një periudhë të caktuar kohore, ndoshta për 20 vjet. Kuvendi i Kosovës duhet me e shpallë një tender për qeverisjen e vendit.

Të vendosen kriteret: Duhet të ketë tabela për kerre cdo kohë, ndryshe penalizimi është sa gjysma e kontratës, duhet të ketë letërnjoftima cdoherë, në Kosovë guxon të valojë vetëm flamuri i Kosovës, i shoqëruar në raste specifike me flamujt e shteteve tjera.

Duhet të ketë rritje ekonomike 10 për qind në vit, nuk duhet me pasë bërllog në asnjë hapësirë publike, secili qytet a fshat duhet të ketë sheshin qendror, nuk guxon të parkohet asnjë veturë në gjelbërim apo trotuare, nuk guxon të ketë gropa askund, përskaj cdo rruge duhet të ketë gjelbërim, askush nuk guxon me ndezë zjarre, s’guxon askush me përdorë qymyr, s’guxon askush me ia hekë karburatorin kerrit e me e helmatisë gjysmën e popullatës.

Këto kritere, lehtë të arritshme kanë me e përmirësu jeten tonë 700 për qind.

(Qendrimet janë personle)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit