-4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Futboll dhe diplomaci, media spanjolle: Kështu na mundi Kosova

Rekomandime

Sipas El Confidential, duket se Kosova fitoi betejën logjistike kundër Spanjës para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, e cila duhet të luhet më 31 mars.

Siç dihet, Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, ndaj dhe Ministria e Punëve të Jashtme vendosi që ekipi shqiptar nga Ballkani nuk duhet të trajtohen si një shtet sovran në këtë takim. Kjo do të thotë që organizatorët e ndeshjes dhe komentuesit në transmetim nuk duhet të thonin se Spanja po luan kundër Kosovës, por kundër një ekipi nga territori i Kosovës.

- Advertisement -

Gjithashtu, flamuri i tyre nuk do të shfaqej pranë flamurit të Spanjës, dhe himni i tyre nuk do të renditej si himni kombëtar i Kosovës, por si muzikë që përfaqësonte territorin e Kosovës. Federata Spanjolle e Futbollit në asnjë mënyrë nuk do të duhej të theksonte se po luan kundër një shteti sovran.

“Masa e Spanjës është e kotë dhe e padrejtë. Ne jemi një vend i njohur nga shumica e vendeve më të zhvilluara dhe demokratike në botë dhe ne jemi një anëtar i UEFA-s dhe FIFA-s. Rregullat janë kristal të qarta dhe spanjollët e dinë këtë dhe nuk duhet t’i ndryshojnë këto rregullat. Ne do të luajmë vetëm nën himnin dhe flamurin tonë. Përndryshe, ne nuk do të dalim në fushë,” thanë autoritetet kosovare më pas.

Por mediat mësojnë nga burime të afërta me qeverinë e Madridit se kosovarët i bënë shumë presion UEFA-s dhe qeverisë spanjolle, ndaj dhe kjo e fundi u dorëzua.

- Advertisement -

Kështu, flamuri i Kosovës do të jetë pranë atij spanjoll, himni do të këndohet, dhe Kosova do të paraqitet si shtet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit