Wednesday, July 24, 2024

Luksi i gruas së Ministrit Matoshi, shfaqet duke festuar me një grusht parash në dorë

- Advertisement -
- Advertisement -

Jo rrallëherë, zyrtarët shtetërorë janë kritikuar për luksin që kanë treguar, derisa sipas Bankës Botërore mbi 20 për qind e qytetarëve jetojnë në varfëri, me më pak se dy euro në ditë.

Me një grusht parash është shfaqur së fundmi duke u argëtuar zyrtarja për arsim në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Burbuqe Thaqi – Matoshi, raporton KTV.

Në këtë video, ajo shihet e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Fatmir Matoshi i cili është ministër në detyrë i Mjedisit.

Televizioni nuk ka mundur të vihet në kontakt me Thaqi – Matoshin, por ministri në detyrë i Mjedisit ka thënë se paratë që shihen në këtë video janë personale.

- Advertisement -

Matoshi ka pranuar se videoja është bërë të enjten dhe ka thënë se ka qenë shaka ndërmjet miqve të tij.

Bashkëshortja e ministrit Matoshi është punësuar në Ministrinë e Diasporës në korrikun e vitit të kaluar.

Për veprime luksi, në nëntorin e kaluar u bë lajm edhe një fotografi e cila shfaqte ministrin në detyrë të Tregtisë, Endrit Shala, në një diskotekë me një numër të madh pijesh para vetes.

Shala kishte thënë se fotografia ku shihet bashkë me djalin e Fatmir Limajt, Durim Limajn, është realizuar 4-5 vjet më herët.

- Advertisement -

Gjithashtu, bazuar në raportimet e Kohës Ditore, zyrtarët publikë në vetëm 2 vjet të qeverisjes kanë harxhuar mijëra euro në dreka, darka dhe udhëtime zyrtare.

Vetëm Durim Limaj, që është këshilltar i lartë politik në MTI, ka harxhuar 30 mijë euro në udhëtime zyrtare, kurse i gjithë stafi politik i kësaj ministrie i ka shpenzuar mbi gjysmë milioni euro.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura