Kandidati për kryetar të LDK-së, Besian Mustafa ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit tha se Mustafa nuk i kishte treguar se do të kandidonte për kryetar të partisë.
Mustafa në DPT te Fidani në T7 tha se obligimin e ka ndaj qytetarëve dhe ndaj aktivistëve e anëtarëve të LDK-së.
“Ne jemi kolegë, bashkëpartiak, kemi takime e diskutime. Unë obilgimin e kam ndaj qytetarëve të Kosovës ,ndaj anëtarëve e aktivistëve të LDK-së. LDK-ja është partia më demokartike, nuk ka asgjë të keqe që të ketë shumë kandidatura”, tha Mustafa.
Ai theksoi se këtë deklaratë të Abdixhikut nuk e sheh si dashakeqe.
“Jo nuk do të doja ta vlerësoja si të tillë, mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Gjithsecili i kemi kontribuar pasurimit të demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shtoi Mustafa.