2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ish-futbollisti kosovar Xhevat Prekazi: Beogradi është qyteti im dhe i falënderohem për çdo arritje timen

Rekomandime

Ish futbollisti nga Kosova, Xhevat Prekazi, u intervistua sot nga Klan Kosova në 40 vjetorin e golit që e dha ndaj Prishtinës me ekipin e Partizanit të Serbisë, duke e mposhtur me rezultat.

- Advertisement -

Megjithatë, Prekazi u shpreh se nuk mban shumë mend nga ajo ndeshje, përveç asaj që kishte luajtur vetëm 20 minuta për shkak se kishte një lëndim dhe se nuk kishte pasur shumë ndjenja për shkak se siç u shpreh, në ekipin e Partizanit ishte kyçur si 16 vjeçar dhe që si djalë i ri ishte ndarë nga Kosova dhe ka shkuar në Beograd.

“Ndjenjat s’kanë qenë aq shumë se unë s’kam luajtur shumë në Kosovë dhe s’kam pasur shumë ndjenja. Klubi i parë i dashur i im është Remonti i Mitrovicës, se ka pasur shoqëri jashtëzakonisht të mirë dhe hapat e parë futbollistike i kam bërë aty. Ai është klubi im dhe dashnia e parë e imja. E kam një dhimbje që ai klub nuk ekziston më”.

“Beogradi është qyteti më i madh për mua sepse krejt vlerësimet që i kam bërë, së pari i kam bërë në Partizan dhe përmes Partzianit e kam bërë emrin tim. Beogradi është qyteti im! Shumë e dua se krejt çka kam bërë në jetën time i falënderohem Beogradit”, u shpreh Prekazi për emisionin Info Magazine.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit