-1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kosova i sjell fat Izraelit: Zbulohen tekste biblike 2 mijë vjeçare në shkretëtirën afër Jerusalemit

Rekomandime

Arkeologët izraelitë gjatë ditës së sotme kanë njoftuar gjetjen e dhjetëra fragmenteve në Detin e Zi që mbanin tekste biblike që u zbuluan në një shpellë në shkretëtirë e që besohet se ishte fshehur gjatë revoltës hebreje kundër Romës gati 1 mijë e 900 vjet më parë.

Fragmentet e pergamenës mbajnë vargje të tekstit grek nga libri i Zechariah-së dhe Nahumit dhe janë radiokarbonizuar në shekullin e 2 të erës tonë, sipas Autoritetit Izraelit të Antikiteteve.

- Advertisement -

Ato janë fragmentet e para të gjetura nga ekskavimet arkeologjike në shkretëtirën në jug të Jerusalemit qe 60 vjet.

Pjesët e reja besohet se i përkasin një seti fragmentesh të pergamenave të gjetura në vendin e quajtur “Shpella e Tmerrit” – i emëruar për 40 skeletet njerëzore të gjetura gjatë ekskavimeve në vitet ’60. Shpella ndodhet në një kanion të humbur në Shkretëtirën Judeane në jug të Jerusalemit.

- Advertisement -

Fragmentet besohet të jenë fshehur në shpellë gjatë Revoltës së Bar Kochba-s, një kryengritje e armatosur hebreje kundër Romës gjatë sundimit të Perandorit Hadrian, mes viteve 132 dhe 136 të Erës Tonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit