Daut Haradinaj nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës i cili dha dorëheqje ditë më parë nga pozita e deputetit, ka njoftuar se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan.
Ai tha se arsyeja është gara politike për kryetar të kryeqytetit.
Postimi:
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së, si dhe ju qytetarë të Deçanit,
Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së AAK-së në Deçan. Arsyeja është gara ime politike për kryetar të kryeqytetit.
U jam mirënjohës mijëra aktivistëve e simpatizantëve të AAK-së si dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët kurrë nuk hoqën dorë nga vizioni ynë për Deçanin dhe për Kosovën, dhe këtë përcaktim gjithmonë e kthyen në fitore.
Këtë model fitoreje këtë herë do ta bartim në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Aleanca në Deçan do të vazhdojë të jetë parti e orientimit kombëtar e pro-përendimor dhe gjithmonë në krah të qytetarit.
I juaji,
Daut Haradinaj