11.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Flet mjekja kosovare që u vaksinua në Shqipëri sot

Rekomandime

Meqenëse Kosova ende nuk e ka siguruar vaksinën kundër koronavirusit dhe kontrata e blerjes së vaksinës nga Shqipëria nuk e lejon dhënien e saj si donacion, mjekët kosovarë po vaksinohen në Qendrën Rajonale të Mjekësisë në Kukës.

Gjatë ditës së sotme u vaksinuan edhe 250 mjekë kosovarë vaksinën Astra Zeneca për cka, një pjesë e tyre shprehen të kënaqur dhe pa ndonjë problem shëndetësor aktualisht.

- Advertisement -

Mikrobiologia në Insititutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe njëra ndër mjeket e vaksinuara, Donjeta Pllana, tregon se procedura e vaksinimit shkoi në rregull dhe në mënyrë të organizuar.

“Procesi i vaksinimit ka qenë shumë në rregull. Ka qenë e organizuar. Jemi nisur në orën 8:30 nga QKUK dhe pak para orës 11 kemi mberritur në Kukës te ndërtesa e teatrit”, theksoi ajo.

Pllana më tutje shpjegon se është dashur të iu nënshtrohen disa procedurave, para dhe pas vaksinimit.

- Advertisement -

“Atje me lista na kanë thirur emrat që të hyjmë brenda, me kontrolle te identifikimit, plotës të një formulari dhe pastaj ka vijuar procesi i vaksinimit. Pas vaksinimit jemi detyruar të qëndrojmë në sallë në përcjellje të mjekëve nëse eventualisht na paraqitet ndonjë reaksion alergjik. Gjithcka ka shkuar mirë”, shtoi Pllana.

Pllana shprehet se aktualisht ndjehet mirë dhe, përvec një dhimbje të krahut, nuk e ka asnjë simptomë tjetër të keqësimit të gjendjes, anipse, sic shprehet ajo, është ende herët për të konstatuar për simptoma.

- Advertisement -

E pyetur nëse ka pasur hezitime për marrjen e vaksinës AstraZeneca, marrë parasysh raportimet e fundit për problemet që shkakton kjo vaksinë në mpiksjen e gjakut, ajo u shpreh se në asnjë moment nuk e ka menduar mos marrjen e vaksinës.

“Unë për vete në asnjë moment nuk e kam menduar marrjen e vaksinës. Secila vaksinë ka efekte anësore, por benefitet janë shumë më të vlefshme sesa dëmet që vijnë nga ajo”, përfundoi ajo.

Gjithashtu, ata që e morën vaksinën u siguruan nga përgjegjësit e vaksinimit se kjo dozë nga skandinavia nuk ka efekt anësor trashjen e gjakut siç u raportua në disa vende evropiane kohëve të fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit