11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kallëzim penaI ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç

Rekomandime

Presidenti i partisë serbe të Lirisë dhe Drejtësisë, Dragan Gjilas, ka bërë me dije se këtë të martë ka bërë një padi penale për presidentin Aleksandër Vuçiç dhe disa zyrtarëve të tjerë.

- Advertisement -

Mediat serbe bëjnë me dije se përveç Vuçiç padi penale është ngritur edhe ndaj ministrit të Financave, Sinisa Malit, shefit të shërbimit të informacionit të Partisë Progresive Serbe, Vladanka Maloviç dhe disa të tjerëve.

Sipas mediave opozitari Gjilas ka thënë se ngriti akuza kundër pesë personave sepse, siç shprehet ai, ata “përgatitën, shpërndanë dhe më vonë, bazuar në ato dokumente false”.

“Presidenti foli në televizion nga Abu Dhabi për katër ditë se unë kisha një llogari në Mauritius në të cilën unë depozitova paratë e vjedhura. Të hënën, kreu i shërbimit të informacionit SNS-ë, Vladanka Maloviq, njoftoi tekstin kërkimor të Veçernji Novosti. Kjo tregon qartë se Vladanka Maloviç dhe Vuçiç kishin informacione rreth asaj që Veçernje novosti do të botonte, domethënë se ato ishin pjesë e tërë procesit.

- Advertisement -

Ekzistojnë dy mundësi – njëra është që Veçernje Novosti, para se të publikojë diçka, ia përcjell atë presidentit dhe shërbimit të informacionit të SNS-së, dhe tjetra, shumë më e mundshme, që ata të kenë marrë ato dokumente nga këta njerëz. Kjo është arsyeja pse unë ngrita kallëzime penaIe kundër kryeredaktores së Veçernji Novsoti dhe kundër Andrijana Neshiçit, e cila tundi këto dokumente në publik”, deklaroi Gjilas.

Gjilas gjithashtu paraqiti një kallëzim penaI kundër ministrit, Sinisa Mali sepse, siç tha ai, “ishte mysafir i televizioneve për pesë ditë” dhe gjithashtu “në bazë të këtyre gazetave false, ai bëri pretendime se unë kisha shkelur ligjet e Republikës të Serbisë”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit