10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Gratë në të zeza”, sot protestojnë në Serbi kundër racizmit ndaj shqiptarëve

Rekomandime

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Racizmit, organizata “Gratë në të zeza” në Serbi, do të marshojë sot kundër racizmit dhe fyerjes ndaj shqiptarëve.

- Advertisement -

Sipas një njoftimi në Facebook nga kjo organizatë, bëhet e ditur se ky aksion do të organizohet mesditën e sotme, në rrugën “Knez Mihailova” në Serbi.

“Gratë në të zeza” deklarojnë se gjuha e përdorur nga përfaqësuesit më të lartë të Serbisë në komunikimin zyrtar, e legalizon gjuhën e urrejtjes dhe e shkel Kushtetutën.

“Me rastin e albanofobisë në rritje në Serbi, “Gratë në të zeza” po organizojnë një aksion anti-racist më 21 Mars – Ditën Ndërkombëtare kundër Racizmit, në rrugën Knez Mihailova, nga ora 13:00 deri në 13:30. Ne dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po prezantojnë termin racist dhe diskriminues ‘Shiptar’ në komunikimin zyrtar. Kjo legalizon gjuhën e urrejtjes shoviniste dhe raciste dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin për aksionin e sotëm.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit