9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut: Jemi të gatshëm ta heqim kufirin me Kosovën

Rekomandime

Artan Grubi, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, ka treguar se kur pritet të përfundoj rruga Bllacë-Shkup.

- Advertisement -

Nënkryetari i partisë “Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI”, në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, ka thënë se për qeverinë e drejtuar nga Zoran Zaev është e rëndësishme që Bllaca dhe vendkalimi në Qafë Thanë me Shqipërinë të jetë lidhje me autostradë.

Grubi ka treguar se kur do të përfundoj rruga Bllacë-Shkup.

“Është bërë shpronësimi i tërësishëm i gjithë trasesë 13 km nga rruga qarkore e Shkupit deri te vendkalimi kufitar Bllacë. Dy km e parë janë tenderaur dhe ka filluar të ndërtohet, ndërsa kemi filluar projektimin e 11 km të dytë duke përcaktuar trasenë dhe deri në fund të vitit do ta tenderojmë që ta fillojmë ndërtimin edhe 11 km e dytë që perfshinë 4 tunele në trasenë e vet dhe shpresoj që deri në fund të mandatit ta përfundojmë këtë rrugë që për ne është e rëndësishme”, tha Grubi, të mërkurën, për Reporteri.net.

- Advertisement -

Grubi ka thënë se Maqedonia e Veriut është e gatshme që kufirin me Kosovën të ketë vetëm një pikë kontrollimi.

“Po nga ne ka gatishmëri absolute për të bërë one stop shop menjëherë. Do të thotë ne jemi të gatshëm që ta bëjmë atë menjëherë dhe kishim iniciativë, mbledhja duhej të mbahej në janar. Por për arsye të zgjedhjeve të parakohëshme tek ju, u anulua”, tha në një intervistë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, Artan Grubi.

- Advertisement -

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka folur edhe për takimin që kishte me drejtorin e kompanisë Bechtel, e cila ka ndërtuar edhe autostradën e Kombit që lidh Kosovën me Shqipërinë.


“Ditën e premte kam takim edhe me presidentin e Bechtelit, i cili do të vijë këtu në Maqedoni dhe po përpiqemi të ndertojmë një partneritet strategjik me këtë kompani amerikane e cila ka punuar edhe në Kosovë edhe në Shqiperi për të ndërtuar këtë lidhje të korridorit 8, perfshi Gostivar-Tetovë, Gostivar – Kërçovë dhe Strugë-Qafë Thanë në formën e autostradës”, ka thënë Grubi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit