Ambasadori spanjoll në Serbi flet për qëndrimin e Spanjës ndaj shtetit të Kosovës

0
156

Qëndrimi i Spanjës ndaj Kosovës mbetet i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar. Spanja nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe kjo është politika shtetërore ka thënë ambasadori spanjoll në Serbi Raul Bartolome, shkruan “Novosti”.

“Ne do pranojmë atë që pranon Serbia”, ka thënë ambasadori spanjoll, në pyetjen cili është qëndrimi spanjoll dhe a do të shqyrtojë Madridi zyrtar pavarësinë e Kosovës si shtet.

Si shkruan “Novosti” jo vetëm politikanët por edhe disa shtete të BE-së gjithnjë e më shumë ftojnë 5 vendet e BE (Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë, Qipron dhe Greqinë) që të njohin Kosovën, gjë që se kanë bërë deri tash.

Kjo kërkesë sipas tij bëhet edhe nga Parlamenti Evropian.

Ditë më parë nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë Artan Grubi në takim me Vjosa Osmanin, pat deklaruar se do të kërkojë nga Spanja njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Në pyetjen nëse kjo do të ndodhë dhe cili është qëndrimi spanjoll për këtë iniciativë Bartolome tha se nuk ka informata për këtë.

Ambasadori spanjoll komentoi edhe iniciativat nga vendet tjera të BE-së me qëllim ndryshimin e qëndrimit të Spanjës për Kosovën shtet.

“Sipas njohurive tona – jo, në asnjë mënyrë Spanja nuk ndryshon qëndrimin lidhur me Kosovën, vetëm pse kërkon një a ndonjë shtet tjetër”, tha Bartolome.