1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Albin Kurti: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

Rekomandime

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se mbrëmë ka fituar opozita ndërsa sot duhet të fitojë shteti.

- Advertisement -

Sipas tij, zgjedhja e e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë:

Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë.

- Advertisement -

Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona.

Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit