Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli zhvilloi një paraqitje historike në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Rusi, duke marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes. Peshëngritsja shqiptare ngriti 89 kg në tre prova që zhvilloi. Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg.
Në vitin 2018 Evangjeli Veli rezultoi pozitive me doping, madje atë vit nuk arriti të marrë pjesë në Europianin që u mbajt në Rumani. Kujtojmë që rreth 2 muaj më parë Evangjeli Veli kishte njoftuar largimin nga kombëtarja, pas disa mosmarrëveshjeve me federatën, por palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke i sjellë Shqipërisë medaljen e radhës në peshëngritje.
Në ditët në vijim radhën për të garuar në Europian e kanë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pritet ti sjellin të tjera medalje Shqipërisë.