2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sigurojnë 200 mijë vaksina Pfizer: Nga java e ardhshme vaksinimi masiv i qytetarëve

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, duket se kanë arritur të sigurojnë 200 mijë vaksina antiCOVID. Këto vaksina janë të prodhuesit Pfizer.

- Advertisement -

Burime të ‘Presheva e jonë’ brenda zyrës së kryeministrit Kurti, bëjnë me dije se këtë javë pritet që në Prishtinë të arrijnë 200 mijë vaksina antiCOVID dhe menjëherë pas kësaj do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve nëpër shtatë qendra të Kosovës.

“Kryeministri dhe presidentja tashmë kanë siguruar 200 mijë vaksina por nuk po dëshirojmë të komunikojmë zyrtarisht edhe pse e dimë sigurt se vaksinarlt do të vijnë brenda kësaj jave. Prandaj edhe ka ndodhë mbyllja e vendit në mënyrë që nga e hëna e javës së ardhshme të fillojmë vaksinimin masiv në 7 qendrat e Kosovës”, ka thënë burimi brenda Zyrës së Kryeministrit Kurti.

Kurti këto ditë ka refuzuar vaksina donacion nga Shqipëria me arsyetimin se nuk dëshiron të marrë vaksina me prejardhje nga Kina edhe pse në mandatin e parë të tij vitin e kaluar, ai pati pranuar donacion 1000 teste nga Serbia e që kishin origjinë kineze.

- Advertisement -

Ndërkaq deri më tani në Kosovë janë vaksinuar personeli shëndetësorë, derisa nesër fillon vaksinimi i personave mbi 80 vjeç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit