11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

UP ndërmerr masa ndaj Ardian Kastratit

Rekomandime

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se çështjen e gjuhës denlgruese të profesorit Ardian Kastrati ndaj presidentes Vjosa osmani e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së.

- Advertisement -

Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ lidhur me distancimin dhe dënimin e gjuhës dengruese, të përdorur në postimin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.

Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskr.iminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit