2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Fjalët e tij na ranë si rrufe”, Blerim Latifi rrëfen historinë e komandantit të tij në Koshare kur u nis për luftë

Rekomandime

Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka kujtuar disa pjesë nga lufta që u zhvillua në Kosovë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Latifi përmes një postimi në Facebook ka treguar një histori mjaftë prekëse, para se të futeshin në frontin e Betejës së Koshares.

Lexo Edhe:
Simptoma pas virusit? Skënder Brataj: Ja çfarë duhet të bëjnë pacientët që kalojnë Covid-in
Ai tregoi se si një oficer i brigades, u kishte japë atyre udhëzime para se të hynin në luftë.

“Ai na tha: – Merreni nga një copë nga paketa e cigareve dhe shkruajeni në të emrin, mbiemrin tuaj, vendlindjen tuaj dhe futeni në xhepin e djathtë të uniformës, sepse nëse bjen puna me ju tërheq, na duhet ta dimë identitetin tuaj. Fjalët e tij na ranë si rrufe”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

“Oficeri e pa se ishim zverdhur në fytyra dhe mori sërish fjalën: Keni 10 minuta të mendoheni, kush nuk e ndjen veten të gatshëm për luftë, le ta thotë tash, ne e lirojmë dhe kurgjo kerkujt, kjo është luftë vullnetare, askënd se detyrojmë me zor”, shtoi Latifi.

Më poshtë mund ta lexoni këtë histori prekëse të Latifit i cili ishte pjesëmarrës në Betejë të Koshares:

- Advertisement -

Pjesë nga kujtimet e luftës

Një natë para se të futeshim në frontin e Kosharës, qëndruam në fshatin Padesh, i cili ishte ngjitur me zonën kufitare. Natën e kaluam në disa tenda,të cilat i kishte ngritur prapavija e brigadës sonë. Natyrisht, asnjëri nga ne nuk pati gjumë në sy, sa për shkak të emocioneve që kishim, aq edhe për shkak të zhurmës së madhe që bënin avionët e NATO-s që fluturonin mbi Kosovë. Në mëngjes u rreshtuam për nisje. Para nesh doli një oficer i brigadës, i cili kishte për detyrë të na jipte udhëzimet e fundit para hyrjes në luftë. Pjesën shokuese të ligjëratës së tij udhëzuese e kishte lënë për fund. Ai na tha: – Merreni nga një copë nga paketa e cigareve dhe shkruajeni në të emrin, mbiemrin tuaj, vendlindjen tuaj dhe futeni në xhepin e djathtë të uniformës, sepse nëse bjen puna me ju tërheq, na duhet ta dimë identitetin tuaj. Fjalët e tij na ranë si rrufe. Ato na paralajmëronin se po hynim në një betejë ku me siguri dikush nga ne do të vritej gjithsesi, nëse jo të gjithë. Oficeri e pa se ishim zverdhur në fytyra dhe mori sërish fjalën: Keni 10 minuta të mendoheni, kush nuk e ndjen veten të gatshëm për luftë, le ta thotë tash, ne e lirojmë dhe kurgjo kerkujt, kjo është luftë vullnetare, askënd se detyrojmë me zor. Një heshtje e plotë e mbuloi gjithë njësitin tonë. Kur e pa se asnjëri nga ne nuk ishte lëkundur në synimin për të hyrë në luftë, oficeri ia bëri me shenjë një ushtari i cili kishte marrë detyrën për të na dërguar në vijën e frontit. Nisuni, i tha atij. Dhe derisa po ngarkonim çantat në shpinë, u kthye nga ne dhe na tha: U lumtë pushka djem, dalshi faqebardhë! Rrugës filluam të diskutonim se pse oficeri na tha që copën e letrës me emrat tanë ta vendosnim në xhepin e djathë e jo në të majtin.Atëherë dikush e tha një shaka të hidhur: – Sepse armiku kërkon të nga godas në zemër e aty gjaku e prish letrën. Pasi e pata shkruar emrin dhe vendlindjen në atë copë letre, sa herë më ndodhte ta prekja në xhepin e djathtë ku e kisha vendosur, më kujtoheshin skenat nga “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Kadaresë, kur i zhvarrosin trupat e ushtarëve të vrarë dhe në skeletet e tyre gjenin pjesët metalike me emrat tyre të shkruara në to. Ditën që lufta përfundoi, atë copë letre e pata grisur, si për t’i thënë vdekjes se kisha triumfur mbi të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit