Zeka: Të gjithë ata që po ikin për Shqipëri po e bëjnë një protestë të heshtur kundër Qeverisë Kurti

0
104

Ish-deputeti Milaim Zeka ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se qytetarët po protestojnë në heshtje kundër masave të reja, duke ikur në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti hallet e vendit po i zgjidh me poezi dhe fushatë nëpër Shqipëri.

Postimi i plotë pa ndërhyrje: 

Protestate ne heshtje kunder mbylljes Kurti

Qeveria Kurti, pa asnje studim, pa asnje logjike, e mbylli Kosoven ne karantine, per ta shkaterru deri ne palce ekonomine e shkaterruar te vendit. Duke e ditur qe ne nuk prodhojme asgje, edhe makiaton e bejme me qumshte slloven, Albin Kurti i mbylli restorantet, kafeterite, hotelet, nga te cilat jeton popullata e ketije vendi.

Duke pas ne krye te vendit nje shtab menaxhues teper te dobet, i cili nuk ka guximin me thane te verteten, se nga 2000 viktima nga Covid-19, 1900 kane pasur semundje anesore, ne e mbyllem nje vend me varferi ekstreme, papunesi ekstreme.

Pse keta expertate e Covidit nuk guxojne me thane publikisht qe 60 perqin e popullates tani me veq e kane kaluar? Pse nuk guxojne me thane se i vetmi shpetim eshte sigurimi i vakcines, mirepo kryeministri dhe ministrate jane ne fushate neper Shqiperi, per me rrexu Edi Ramen, qe veq po e forcojne.

Krejte ata njereze qe po ikin per Shqiperi, po e bejne nje proteste te heshtur dhe te kulturuar kunder qeverise Kurti, i cili hallet e vendit “po i zgjidhe” me poezi dhe fushate neper Shqiperi…!!!