Një deklaratë e hoxhës Shefqet Krasniqi bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, ndërsa mori edhe reagime të shumta nga politikanë, qytetarë e organizata të ndryshme.
Hoxhë Krasniqi i ftuar në një emision televiziv tha se ‘gratë e kanë vendin në kuzhinë’, e kjo deklaratë e tij ngjalli reagime të shumta.
Disa ditë pas deklaratës së tij, është publikuar edhe një foto Shefqet Krasniqi në kuzhinë, kush shihet teksa bën llokuma për iftar.