2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Reagon Jusuf Thaçi: Qeveria dhe prokuroria duart larg nga mediat

Rekomandime

Ish-zëvendësministri Jusuf Thaçi ka reaguar pasi policia sot shkoi në redaksinë e Insajderit për të intervistuar drejtorin Parim Olluri dhe më pas të njëjtin e kishin ftuar të paraqitet edhe në stacionin policor, shkaku i thirrjes së ministrit Arben Vitia mbrëmë për prokurorinë që të fillojnë hetimet për publikimin e hulumtimit për vaksinat nga gazeta online “Insajderi”.

- Advertisement -

Thaçi ka shkruar se qeveria e prokuroria duhet të mbajnë duart larg nga mediat dhe përgjegjësit për informatat e publikuara nga Insajderi t’i kërkojnë në institucione.

“Qeveria e prokuroria duart larg nga mediat!Nëse media dhe gazetarët kanë nxjerrë dhe publikuar informata e dokumente konfidenciale, atëherë përgjegjësit për këtë le t’i kërkojnë në institucione, jo në media, sepse për mediat nuk ekziston detyrimi për konfidencialitet në këto raste”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se qeveria dhe prokuroria nuk kanë punë me mediat dhe gazetarët përderisa ata bëjnë punën e tyre që lidhet me informimin e publikut.

- Advertisement -

“Nëse media dhe gazetarët kanë shpifur, atëherë ekziston mundësua për padi civile për shpifje. Prandaj, qeveria dhe prokuroria nuk kanë punë me mediat dhe gazetarët asnjëherë për rastet kur mediat dhe gazetarët janë duke e bërë punën e tyre që lidhet me informimin e publikut”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit