Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar me anë të një shkrimi në facebook pas ngjarjeve të fundit mes Qeverisë dhe Gazetës Insajderi në lidhje me publikimin e një kontrate mes MSH-së dhe kompanisë Pfizer.
Halimi thotë se me numra nuk fillon e mbaron demokracia, vlera e saj është shprehja e mendimi i lirë që i garantohet gjithsecilit e në këtë rast, medias.
“Derisa, një pushtet që e ka të vërtetën në duar nuk e kërcënon asnjëherë median dhe çdo përpjekje për të trokitur në derë të saj është ndjellje frike e kontroll. E ky synim i tyre vështirë të arrihet!’ shkruan Halimi në facebook.
Reagimi i plotë:
Me numra nuk fillon e mbaron demokracia, vlera e saj është shprehja e mendimi i lirë që i garantohet gjithsecilit e në këtë rast, medias, deri atëherë kur publikimi i një të dhëne nuk e rrezikon jetën e njeriut.
Derisa, një pushtet që e ka të vërtetën në duar nuk e kërcënon asnjëherë median dhe çdo përpjekje për të trokitur në derë të saj është ndjellje frike e kontroll.
E ky synim i tyre vështirë të arrihet!