11.3 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Të armatosur, xhandarmëria serbe hyn në brendi të Kosovës, shihet tek xhamia e Sllubicës

Rekomandime

Xhandarmëria serbe pa asnjë pengesë është parë tek xhamia e Sllubicës në brendi të territorit të Kosovës. Imami i xhamisë Jusuf Mustafa tha se ata ishin pesë veta dhe të armatosur.

Xhandarmëria serbe vazhdon të provokojë banorët dhe të shkel vijën kufitare me Kosovën. Këtë të mërkure xhandarmëria serbe rreth orës 17 e 50 minuta është parë duke patrulluar tek xhamia e Sllubicës.

- Advertisement -

Lajmin e ka konfirmuar për rajonipress Jusuf Mustafa, imam i xhamisë në Sllubicë.Sipas imamit Mustafa xhandarmëria serbe ishte e armatosur dhe ishin pesë veta.”Unë i pash me sytë e mi dhe u habita, por edhe isha i befasuar sepse ka ndodhur që ata të hynë afër xhamisë dhe të kthehen, por kësaj radhe ata ishin duke patrulluar krejtësisht në brendi të Kosovës” tha Jusuf Mustafa.

Imami Mustafa thotë se policia kufitare ose KFOR-i duhet të jenë të pranishme në këtë pjesë dhe të ofrojnë siguri për banorët e mbetur. ”Edhe ashtu ka pak banorë që kanë vendosur të jetojnë, dhe të jetosh në këtë pasiguri është vërtet problem” mendon Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit