2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Abelard Tahiri nuk e përjashton mundësinë e protestës së PDK-së kundër Qeverisë Kurti

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestës së PDK-së kundër Qeverisë Kurti, nëse paralizohet e ardhmja e Kosovës si rezultat i krijimit të ndonjë structure e cila do të ishte sikur Republika Serpska.

- Advertisement -

“Në momentin që shohim se qeveria Kurti do ta qojë vendin në një drejtim të rrezikshëm, si në të kaluaren kur Kurti deklaronte se është kundër asociacionit ,zajendicës siç e quante ai, kundër minishengenit,janë disa projekte që Kurti nuk po ka qartësi.

Në momentin që shohim në një drejtim të caktuar e cila do të paralizon në të ardhmën si rezultat i krijimit të ndonjë structure e cila do të ishte sikur Republika Serbska apo strukturë e cila do të bollokonte qeverisjen në vend, atëherë ne nuk do ta lejojmë do të shfrytzojmë të gjitha të drejtat tona që Kurti mos të realizoj projekte të rrezikshme për vendin tonë” tha Tahiri në Kanal10.Ndryshe Betim Gjoshi nga PDK ditë më parë kishte paralajmëruar protesta ndaj qeverisë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit