Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti i cili u kritikua pasi votoi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në fotografitë të cilat Kurti i ka postuar në Facebook gjatë procesit të votimit, Krasniqi ka shkruar se ai është shqiptar i vërtetë.
“Albin, ti ishte dhe mbetet një shqiptar i vërtetë, të lumtë”, ka shkruar ai.
Kurti ka marrë kritika nga figura jashtë dhe brenda vendit për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri.
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshëm një veprim të tillë.
Ndërkaq ish-emisari i SHBA-së për dialog Richard Grenell ka thënë se ndërkombëtar duhet t’i shohin me dyshime motivet e Kurtit.