Hëngri drekë dhe la çantën me 95 mijë euro në restorant, ja çfarë mësoi më vonë biznesmeni

0
137
Çanta

Një biznesmen nga Latina ishte ulur ne restorant per te ngrene dreke dhe pasi mbaroi, harroi aty një çantë që kishte brenda rreth 95 mijë euro.

Megjithatë, punonjësit e barit e pikasën dhe kontrolluan menjëherë për të gjetur poseduesin e tyre.

Pas kontrolleve u gjet edhe pronari i saj, të cilën e lajmëruan menjëherë. Por surpriza ishte e madhe kur panë që të gjitha paratë ishin në çantë.

Motra ime e gjeti atë në një tryezë jashtë restorantit dhe si zakonisht e vendosim atë pas banakut duke pritur që dikush të vijë e ta kërkojë.

Por teksa askush nuk erdhi që ta tërhiqte, ne e hapëm duke kërkuar gjurmë për të gjetur pronarin.

Aty ndodheshin shumë para.

Rreth 15 mijë euro kesh, letra me vlerë, çeqe dhe kuponë karburanti. Kur ai u shfaq ne i thamë që të ketë kujdes me ato para,” thotë Amedeo, pronari i barit.