21.2 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Kurti godet presidentin Thaçi dhe LDK-në: Unë e kam ndarë mendjen moti

Rekomandime

Kryeministri në dertyë, Albin Kurti, ka treguar hapat e dështimit të presidentit të Republikës së Kosovës.

Ai shkruan se, edhe tentimi i katërt për persione ndaj Gjykata Kushtetuese do t’i dështojë.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Orvatja e katërt për rrëzimin presidencial të Republikës së Kosovës

1. Nga vizita në Washington D.C. u kthye duarthatë. Qëndroi atje mbi një javë, nga 23 shkurti deri më 2 mars 2020, takoi Vuçiqin e Serbisë, u soll e pështoll korridoreve pa arritur të ndodhet në të njëjtin kuadër filmik me Presidentin Trump ose Zëvendës Presidentin Pence.

- Advertisement -

Unë nuk ju bashkova në lidhjen e shkurtër që ka me Vuçiqin për ujdi me thika mbi hartën e Kosovës.

Ngeli pa marrëveshjen ‘historike’ sepse edhe ndërmjetësit amerikanë edhe presidenti serb e dinin që nuk ka legjitimitet: në Kosovë ishin kurorëzuar ndryshimet e 6 tetorit me qeveri të re të 3 shkurtit.

- Advertisement -

2. Të nesërmen e shpalljes së gjendjes emergjente shëndetësore më thirri në telefon.

Presidenti më thoshte që don të konsultohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

Ia shpjegova që nuk janë krijuar kushtet për gjendje të jashtëzakonshme në vendin tonë.

Situata është nën kontroll. Më 17 mars mbajtëm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në kohën kur nuk kishim asnjë të vdekur nga virusi Corona dhe vetëm 19 të infektuar.

Edhe aty dështoi që ta fitojë diskutimin për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria dhe mekanizmat shtetërorë po funksiononin të sinkronizuar si rrallë herë më parë. Me një përjashtim prej ministri.

3. Me 25 mars u bënë bashkë ata që në fakt nuk ishin ndarë.

E votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë ndërkohë që nuk donin zgjedhje të reja!

Meqë humbën te populli donin të fitonin në tavolinë.

Të anashkalonin edhe fituesin e zgjedhjeve edhe më të votuaren e LDK-së.

Pas 25 marsit, Presidenti po sillej thua se nuk kishte ndodhur 3 shkurti.

Mirëpo, ai PLAN kishte dështuar në mëngjesin e 3 shkurtit, kur Presidenti kishte kërkuar nga deputetët e pakicave joserbe që të mos e votojnë qeverinë, me premtimin se herën e dytë ai do t’ia jep mandatin LDK-së kurse ata do të marrin më shumë ministri. ? Mbase PLAN-i edhe ka besuar që ne të LVV aq shumë e duam pushtetin saqë do biem në depresion kur të na e rrëzojnë qeverinë. 🙂 Mirëpo, ne nuk mund ta duam pushtetin sikur ata. Për neve pushteti është mjet për shtetin dhe qytetarët e jo shtëpi e re për qeveritarët.

Ne jemi në detyrë.

4. Gjykata Kushtetuese duket se është nën trysni të paparë nga veprimet e Presidentit.

Dekreti i tij kapërceu partinë fituese dhe mandatoi atë që nuk ishte as në mesin e dhjetë më të votuarve në zgjedhjet e 6 tetorit! Teksa diskutimi që duhet të bëjmë është për datën më të përshtatshme për zgjedhje.

Sepse rasti i tanishëm as formalisht e as materialisht nuk është i ndryshëm prej viteve 2010 dhe 2017: binte qeveria e shkohej në zgjedhje, pra respektohej procedura ashtu si e parasheh shprehimisht Kushtetuta.

Në anën tjetër, Presidenti shpalli se 20 ditë është afati që duhet të ketë partia fituese për të çuar emër, pra, nga letra e parë me 2 prill deri te tryeza konsultative me 22 prill.

Presidenti në Republikën e Kosovës është politikisht joaktiv.

Ai nuk përzgjedh kandidatët e as nuk përcakton afatet, por veçse pranon propozimet.

Presidenti simbolik, meqë vuan këtë fakt, don ta kthejë Republikën në simbolike.

Me sjelljet e tij ilegale synon ta reduktojë shtetin në institucion paralel ndërsa Kushtetutën në udhëzim të tij administrativ.

Edhe orvatja e katërt do t’i dështojë.

Koha nuk kthehet mbrapsht. 6 tetori 2019 ka ndodhur.

Që prej atëherë, koha ka ecur përpara. I thjeshtë është problemi të dashur qytetarë: nuk mund ta shpëtojmë edhe Republikën edhe këtë President.

E, unë e kam ndarë mendjen. Moti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit