Kur janë numëruar tashmë më shumë se 260 mijë vota (rreth 17% e totalit) një gjë është e sigurtë: Fitorja e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste.
Përtej entuziasmit të fillimit nga publikimi i Exit Polleve që paralajmëronin një rezultat tepër të ngushtë, vota e gjetur në kuti prodhoi tjetër rezultat: Fitorja e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste është e padiskutueshme, shifrat do të jenë edhe të përfërta me rezultatin e 2017-ës (72-74 mandate).
Tirana është fituar bindshëm me një shifër prej mbi 51% përkundrejt 36% të PD-së dhe 6% të LSI-së. Në Tiranë sipas të gjitha gjasave do të ketë një deputet edhe PSD e Tom Doshit. Shanset janë që PS të marrë 19 deputetë, PD 14, LSI 2 dhe PSD 1 deputetë
Fieri sipas rezultateve të deritanishme prodhon këtë rezultat të projektuar: PS 9 mandate, PD 6 mandate dhe 1 mandat PSD e Tom Doshit.
Elbasani fitohet po nga Partia Socialiste (sipas projektimeve ) me rezultatin 8 me 6.
Korça është I vetmi qark I Jugut të Shqipërisë që parashikohet të fithet nga opozita (PD +LSI). Ndarja e mandateve projektohet të jetë 5 PS, 5 PD dhe 1 LSI.
Shkodra ishte qarku më i fragmetuar i Shqipërisë(baraz me Tirnën). Ky qark, bastion i përhershëm i PD-së parashikohet të prodhojë 5 deputetë për PD-në, 3 deputetë për PS-në, 2 deputetë për PSD-në dhe 1 deputet parashikohet ti shkojë LSI-së.
Dibra është befasia e veriut. Sipas rezultateve të deritanishme prin PS cka nëse ruhet deri në fund do ti japë kësaj Partie 3 mandate nga 5 që janë gjithsej.
Në total, parashikohet që Partia Socialiste të ketë fituar mes 72-74 mandate. Nëse I shtojmë edhe mandatet e PSD-së (3 mandate) atëherë rezultati është bindës, pa asnjë problem për një madat të qartë 4 vjeçar.