11.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Zbardhet letra, Izraeli shpreh interes për Kosovën, Konjufca ftohet në Jerusalem

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Knessetit izraelit, Yariv Levin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të legjislativit.

Në letrën e tij të urimit, kryetari i parlamentit të Izraelit ka theksuar përkushtimin për të zhvilluar më tej lidhjet midis Izraelit dhe Kosovës, në fushat me interes të përbashkët.

- Advertisement -

Kam kënaqësinë e madhe të ju shpreh urimet e mia të ngrohta në rizgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Unë jam i bindur që mandati juaj aktual do t’u lejojë të punoni për të mirën e parlamentit dhe popullit të Kosovës, si dhe për të mirën e lidhjeve të sapoformuara midis parlamenteve tona.

Me kënaqësi theksoj që edhe pse Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie zyrtare rishtazi, këto lidhje janë jashtëzakonisht të ngrohta. Treguesi më i madh i forcës së këtyre marrëdhënieve është vendimi i qeverisë suaj për të hapur Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, kryeqyteti i përjetshëm i Shtetit të Izraelit.

Unë shpresoj që mandati juaj aktual do të lejojë zhvillimin e lidhjeve më të forta midis Knessetit (Parlamentit të Izraelit) dhe Kuvendit të Kosovës, dhe do të sigurojë një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja në një larmi fushash me interes të përbashkët. Si Kryetar i Knessetit (Parlamentit të Izraelit), unë personalisht jam i përkushtuar të jem një partner aktiv në përpjekjen e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimet tona parlamentare dhe administrative. Unë jam i bindur se duke vepruar kështu, do të sjellim përfitime të mëdha si për legjislaturat tona ashtu edhe për kombet tona në përgjithësi.

- Advertisement -

Unë pres që të takohem personalisht me ju dhe t’ju ftoj në Jerusalem, sapo t’i kapërcejmë sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19. Ndërkohë, shpresoj se mund të gjejmë rrugë shtesë për bashkëpunim të menjëhershëm.

Ndërsa presim një bashkëpunim të frytshëm midis legjislaturave tona, më lejoni që edhe një herë t’ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj dhe t’ju uroj që të keni shëndet të vazhdueshëm ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit izraelit, Yariv Levin. ​

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit