Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu, ka uruar kryeministrin Edi Rama i cili fitoi mandatin e tretë në krye të qeverisë së Shqipërisë.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka publikuar fotografi të Ramës me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e PDK’së Kadri Veselin.Ai ka uruar që Rama të bëhet “kryeministër i gjithë shqiptarëve, sado që po mundohen të të pengojnë në këtë rrugë”.
Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
ReklamëProcesi i zgjedhjeve në Shqipëri është për t’u vlerësuar.Rezultati duhet pranuar nga të gjithë.
Fituese doli PS me Edi Ramen në krye.
Urime Edi u bëfsh kryeministër i gjithë shqiptarëve, sado që po mundohen të të pengojnë në këtë rrugë.Suksese!