5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ramazani ul numrin e testimeve për coronavirus në Kosovë

Rekomandime

Gjatë muajit të Ramazanit, në Kosovë ka rënë interesimi i qytetarëve për t’u testuar për COVID-19, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë brenda dy ditëve të fundit (26 dhe 27 prill) janë bërë 3,844 testime. Ndërkaq, dy ditë para fillimit të Muajit të Ramazanit (11 dhe 12 prill) ishin kryer 7,621 testime për coronavirus.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se edhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, kanë ndikuar në rënien e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 dhe të personave që kanë nevojë për hospitalizim.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke marrë trajtim mjekësor 700 persona.

- Advertisement -

Në MSH, megjithatë nuk janë përgjigjur në pyetjen se a janë duke u gjurmuar rastet dhe kontaktet e personave, të cilët rezultojnë pozitivë në COVID-19.

Së fundmi, qytetarët e Kosovës, të cilët kanë pasur simptoma të sëmundjes COVID-19 kanë mundur që të testohen në institucionet publike. Paraprakisht, megjithatë, ata duhet të marrin një udhëzim nga mjeku familjar.

- Advertisement -

Rënie për 30 deri në 50 për qind e testimeve për coronavirus ka pasur edhe në disa laboratorë privatë në Kosovë, ku thonë që lidhur me këtë ka ndikuar Ramazani.

Këtë e konfirmon, Blerim Bajçinca, menaxher në laboratorin ‘Olive’ në Prishtinë.

Edhe Valon Sopa nga laboratori privat ‘Analiza’, i tha Radios Evropa e Lirë se numri i testimeve për testin PCR, serologjik dhe analizat tjera që lidhen me COVID-19, kanë shënuar rënie deri në 50 për qind.

Tolaj: Të bëhen sa më shumë testime

Infektologu Ilir Tolaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se duhet bërë sa më shumë testime për COVID-19.

Praktika ‘identifiko dhe gjurmo’, shton ai, është aplikuar në mënyrë strikte në disa vende, të cilat kanë treguar sukses në luftën kundër pandemisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit