Duket se mbyllja për shkak të pandemisë së coronavirusit ka ndikuar edhe tek ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili sikurse shumë qytetarë nuk ka mundur për një kohë të gjatë të shkoj te berberi – kështu u shfaq para kamerave me flokë relativisht të gjata.
NEW: Tony Blair tells me the devolution he designed contained “weaknesses” which failed to quash nationalism.
As we look ahead to May’s crucial elections for the future of the union, he says a failure to focus on cultural ties may have left it in peril.https://t.co/qXHxhKeapv
— Paul Brand (@PaulBrandITV) April 27, 2021
Kjo ngjarje natyrisht se ka nxitur përdoruesit e rrjeteve sociale, që përshtypjet e tyre të para pas kësaj paraqitje t’i ndajnë me të tjerët, transmeton Telegrafi.
Kështu në pyetjen se kujt i ngjanë Tony Blair, kanë arritur shumë përgjigje “interesante”. Aty ka pasur gjithçka nga pak – që Blair ngjan me Golumin nga filmi “Lord of the Rings” apo Doc Brown nga “Rikthimi në të ardhmen”.
Tony Blair and Walter Donovan Indiana Jones #TonyBlair pic.twitter.com/Uxx6A2a7Cn
— DaveBirm (@davrosflatlee) April 27, 2021
Ndryshe, Blair u shfaq me flokë të gjatë një interviste dhënë për Paul Brand nga ITV-ja, ku foli për referendumin për pavarësinë e Skocisë.
E të tjerëve transformimi i frizurës u ka ngjarë me atë të aktorit Nicolas Cage, e disa janë përkujdesur që të “zbulojnë” se si Blair ishte dukur në rininë e tij.
Berberët në Britani të Madhe kanë rifilluar punën më 12 prill – ku nëpër lokalet e tyre janë regjistruar flukse të qytetarëve që me padurimin prisnin të prenë flokët.
Tony Blair is slowly transforming into Doc Brown pic.twitter.com/9NYzfHqdqn
— Matt Gorman (@mattsgorman) April 27, 2021