8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Princ Caffe hapet edhe në New York, New York Times i kushton artikull

Rekomandime

Ndonëse është hapur thuajse para një dekade ”Prince Coffee House” ka arritur të shtrihet në të gjithë Kosovën.

- Advertisement -

Por përveç kësaj, ”Prince Coffee House” është në rrugë të mirë të shndërrohet në brend global.

Hapja e ”Prince Coffee House” në New York bëri bujë të madhe.

Gazeta prestigjioze, New York Times e ka quajtur ”Starbucks i Kosovës” në artikullin e saj.

- Advertisement -

Ndërsa New York Daily News i kushtoi një artikull të gjatë ku mes tjerash thuhet:

”Kafeja dhe ëmbëlsirat janë të gjitha të shijshme, ambienti është po aq i bukur sa edhe ushqimet. Paristët janë të pasionuar dhe të ditur, personeli mikpritës janë mjaft të mirë gjithashtu”.

- Advertisement -

Përveç se janë duke u hapur kafene të shumta nëpër botë, kafja ”Prince Caffe”, shitet në më shumë se 24 vende të botës: Në Europë, SHBA, Arabi e deri në Afrikën e largët.

Ndërsa me hapjen e kafeneve Prince, prezenca do të jetë me të vërtetë globale.

Por, ku është suksesi i brendit ”Prince Caffe?” – Shumë thjeshtë, në kualitetin e produktit!

Rruga e kësaj kompanie nuk ishte aq e lehtë. Viti i fundit ishte vit i vështirë për sektorin e gastronomisë në gjithë botën. I njëjti fat ishte edhe për ”Prince Coffee House”.

Por përkundër vështirësive asnjë punëtor nuk e humbi vendin e punës në Kosovë.

Megjithatë edhe në Bronx të New York-ut, ”Prince Coffee House”, ishte nga kafenetë e pakta të lagjes që funksionoi dhe u vlerësua shumë nga komuniteti dhe mediat lokale.

Ku në gazetën universitare, The Fordham Ram shkruhet:

”Për shkak të pandemisë bizneset e Bronxit kanë qenë duke luftuar për mbijetesë. Sipas departamentit të punës të shtetit të New Yorkut, nivelet e papunësisë në New York City arritën në 11% këtë dhjetor. Me normën e papunësisë individuale të Bronxit, edhe më të lartë në 15.1%. Për referencë kjo do të thotë se rreth 1 në 7 njerëz janë të papunë. Si student në Bronx është thelbësore që t’u japim bizneseve mbështetjen tonë, për të mbajtur të punësuar anëtarët e komunitetit tonë, dhe për të mbajtur në këmbë, gurin e çmueshëm siç është Prince”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit