7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

“Shtetet e fuqishme që e kanë sponzorizuar Gjykatën Speciale nuk ofrojnë garancë”

Rekomandime

Ehat Miftaraj ka theksuar se Kosova është shteti i parë i cili mund të ofrojë garanci për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë për kr.ime Iufte.

- Advertisement -

Ai në ‘Facebook’ ka shkruar se të dyshuarit për kr.ime Iufte kanë qenë bashkëpunues me drejtësinë dhe, sipas Ligjit për Dhomat e Specializuar, nuk duhej mbajtur më shumë se një vit në paraburgim.

Postimi i plotë:

Vend i tretë per te dhene garanci lidhur me te akuzuarit ne Hage, eshte edhe Kosova, ose thene ndryshe eshte vendi i pare ne raport me shtetet tjera.

- Advertisement -

Shtetet e fuqishme qe kane qene sponzorizues dhe promovues te Gjykates Speciale nuk dalin garant, sepse mund te konsiderohet si paragjykim dhe nje lloj nderhyrje ne procesin gjyqesor, per shkak se kjo gjykate financohet kryekeput nga keto shtete, prokuroret dhe gjykatesit vine mu nga keto shtete.

Shtetet demokratike i kushtojne rendesi jo vetem pavaresise ne ligj dhe procedure, por edhe e dukje, dhe perceptimit ne publik.

- Advertisement -

Te gjithe te akuzuarit ne Hage (ketu nuk flas per ata qe akuzohen per pengim ne administrimin e drejtesise) kane qene jashtezakonisht bashkepunues, dhe ne baze te praktikes, ligjit mbi dhomat e specializuara dhe rregullave te brendshme nuk do te duhej te mbahen me shume se nje vit ne paraburgim.

Ne skenarin me te keq, me ose pa garance nga Kosova ose nje shtet i trete, ne momentin qe gjykimi kalon ne shqyrtim gjyqesor te akuzuarit do te mund te mbrohen ne liri.

Perjashtimisht, kjo mase mund te ndryshoj nese nuk i respektojne masat dhe kufizimet qe mund te ua percaktoj gjykata.

Nuk ka logjike qe nje proces gjyqesor i drejte qe promovon te drejtat dhe lirite e te pandehurve ti mbaj ne paraburgim te akuzuarit pese vite aq sa pritet te zgjas procesi gjyqesor ne shkalle te pare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit