0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbyllet llogaria e FSK-së, Çitaku i shkruan Twitterit: Pse papritmas ky vendim?

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku njoftoi në Twitter se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë rrjet social është mbyllur përkohësisht.

- Advertisement -

Çitaku, përmes një reagimi, iu drejtua Twitterit duke shprehur habinë pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt, raporton Express.

“Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, shkroi Çitaku.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt.

- Advertisement -

“Departamenti i Mbrojtjesështë krenar të bashkohet me Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do ta fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit