Serbët marrin “dhurata ushtarake” nga Rusia e Bjellorusia që të mund të kthehen në Prishtinë, shkruan “Jutarnj List”, ku konstaton se Serbia ushtarakisht rrezlkon Kroacinë, BeH dhe Slloveninë.
Rusia dhe presidenti i saj Putin po armatosin ushtrinë serbe, ashtu që të mund të kthehet në Kosovë!
Këtë e konstaton gazeta e Zagrebit “Jutarnji List”, duke shtuar se presidenti i Serbisë Vuçiq po krijon forcën më të madhe ushtarake në regjion. Gazeta shkruan se ajo merr “dhurata ushtarake” nga Rusia e Bjellorusia, ndërsa “Kosova me shqetësim e dridhje shikon planet e Vuçiq që ndikon në stabilitetin e regjionit?!
Do të jetë më i fuqishmi në regjion
Gazeta kroate shkruan se Vuçiq e di çfarë bën dhe e di mirë pse armatos Serbinë”, ndërsa shumëkush e pyet a e bën këtë për vete apo llogarinë ruse.
“Kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh shtrohet pyetja- pse Serbia me shpejtësi po armatoset dhe a bëhet fjalë për militarizim. Vuçiq ka rritur ndarjen për mbrojtje për 44 për qind, tatim-paguesit serb do të rrjepen për “planet ushtarake” të Vuciq 1,3 miliardë euro. Një e treta shkon në modernizim të ushtrisë dhe blerje armatimi, gjë që mund të thuhet se ajo bënë çdo gjë të ketë ushtrinë më të fortë në regjion, Të gjithë pyesin e bënë këtë apo bënë panik pak për llogari të vetë pa për të huaj (rusët)”.
“Përderisa Serbia merr “dhurata ushtarake” nga Rusia e Bjellorusia, Sllovenia, Kroacia Kosova e BeH me shqetësim e dridhje shikojnë këto plane të Vuçiq që ndikojnë në sigurinë e regjionit. Derisa kreu kroat përpiqet të tregohet mbështetësi më i madh i zgjerimit të BE në fqinj, Serbia nga ajo “fqinjësi” hapur sjell në pikëpyetje integritetin e Kroacisë”, shkruan gazeta.
Lidhur me këtë, drejtori i Institutit ndërkombëtar për siguri Orhan Dragash shprehet se Serbia nuk duhet të arsyetohet para askujt që sistemi i saj mbrojtës pas shumë viteve u ngrit në nivel respektimi në kuadrin e gjerë evropian.
“Komentet e këtilla në mediet regjionale nuk janë frikë nga rritja e fuqisë mbrojtëse të Serbisë, por e rritjes së saj politike e ekonomike. Për shumë kë në regjion, posaçërisht Kroacinë e pranueshme është vetëm Serbia ekonomia e së cilës është e gjunjëzuar, pa ndikim politik, me ushtri të vjetruar dhe e pafuqishme. Gjërat me ardhjen e Vuçiq kanë ndryshuar, kjo nuk është miIitarizim si thonë në Zagreb, por politikë e menduar që ndërlidh ekonomin., politikën dhe interesin mbrojtës në tërësi”. thotë Dragash, që nënvizon se Serbia e fuqishme është garant i paqes dhe stabilitetit në regjion.
“Këtë e bëjnë edhe shtete më të zhvilluara evropiane e botërore, buxheti i tyre mbrojtës rritet çdo vit dhe nuk akuzohen nga askush. Një politikë e këtillë e Serbisë vetëm konfirmon pozitën e liderit në regjion e çka nuk po mund të pajtohen lojtarët tjerë regjion para së gjithave Kroacia. Serbia nuk duhet të i kushtojë vëmendje këtyre gjërave por të vazhdojë zhvillimin që ka shënuar viteve të fundit” mendon ai.
Me gënjeshtra kërkojnë presion
Ish-kreu i Shërbimit kundër-zbulues (KOS) Ljuban Karan, vlerëson se paraqitja e ‘non-pejper’ ka shtuar propagandën psikologjike të veprimit ndaj Serbisë.
“Këtu rol aktiv luan Kroacia, e cila me lojën e ndyrë përpiqet të jetë lider regjional. Kroatët vështirë e pranojnë faktin se Serbia u forcua ekonomikisht dhe është ushtarakisht më superiore se ata. Shqetësohen me trendin e zhvillimit të ushtrisë sonë sepse ajo është pengesë e pretendimeve të tyre territoriale edhe politike. Prandaj me gënjeshtra të këtilla duan të nxisin presion të vendeve të fuqishme perëndimore, ashtu që të ndalet programi ynë ushtarak dhe mbështetja në bashkëpunimin ushtarak me Rusinë” shprehet Karan.