Austria dhe Sllovenia kanë vendosuj flamuj të Izraelit krah flamujve të tyre shtetërorë dhe flamujve të BE-së në shenjë solidarizimi me Izraelin pas sulmeve me raketa nga militantët në Gaza.
“I dënoj me vendosmërinë më të lartë sulmet kundër Izraelit në Rripin e Gazës. Izraeli ka të drejtë që ta mbrojë veten nga këto sulme. Për të shfaqur solidaritet, ne e kemi ngritur flamurin izraelit”, shkroi kancelari austriak, Sebastian Kurz, në rrjetet sociale.
Heute wurde als Zeichen der Solidarität mit #Israel die israelische Flagge am Dach des Bundeskanzleramtes gehisst. Die terroristischen Angriffe auf Israel sind auf das Schärfste zu verurteilen! Gemeinsam stehen wir an der Seite Israels. pic.twitter.com/FR42K3iA4z
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) May 14, 2021
Ndërkohë ministri austriak i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, deklaroi: “Asgjë nuk i justifikon mbi 1.000 raketa që Kamasi dhe grupet tjera terroriste kanë hedhur deri më tani në Izrael nga Gaza. Ne e mbështesim fuqishëm sigurinë e Izraelit”,
Veprim të ngjashëm si të Austrisë bëri edhe Sllovenia. Disa flamuj izraelitë u vendosën në ndërtesat qeveritare të Sllovenisë në shenjë solidarizimi.
Kryeministri slloven, Janez Jansa, shkroi: “Si shenjë solidarizimi me Izraelin, flamuri izraelit është ngritur në ndërtesat e Qeverisë së Sllovenisë. Ne i dënojmë sulmet terroriste dhe i qëndrojmë pranë Izraelit.”
As a sign of solidarity with #Israel the Israeli flag 🇮🇱 is hoisted on the buildings of the @govSlovenia. We condemn the terrorist attacks and we stand by Israel. 🇸🇮🇮🇱🇪🇺 pic.twitter.com/CDWQzXw2Dm
— Janez Janša (@JJansaSDS) May 14, 2021