7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pamje të rënda: Gruas i duken flokët nën rrënoja, dyshohet se ka vdekur

Rekomandime

Tepër të rënda janë pamjet që mediat shqiptare dhe ato të huaja po publikojnë për vendin tonë gjatë ditës së sotme. Shqipëria duket e dorëzuar dhe e gjunjëzuar nga tërmeti.

- Advertisement -

Pasojat janë tepër të rënda, duke nisur nga ata që kanë humbur jetën e dëmet e shumta materiale. Në videon e mëposhtme, e publikuar nga Fax News, vihet re një grua, e cila ndodhet nën rrënoja.

Asaj i duken flokët e bëra gërshetë. Mediat raportojnë se gruaja mund të ketë ndërruar jetë. Pamjet vinë nga Thumana, një prek zonave më të prekura nga tërmeti.

Ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa po punohet me kujdes për nxjerrjen e trupit, pasi mund të ketë dhe persona të tjerë brenda.

- Advertisement -

Derimë tani zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes raportohet për 7 viktima, mirëpo numri pritet që të rritet në orët në vijim, për shkak se shumë persona ndodhen nën gërmadha. Nga ana tjetër më shumë se 320 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit