9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Armend Muja: Kosova ishte harruar, Kurti e ktheu në hartën botërore

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova viteve të fundit ishte harruar nga liderët perëndimorë.

- Advertisement -

Ndërsa, ai ka thënë se që kur kryeministri Albin Kurti po qeveris me vendin, Kosova ka marrë mbështetje nga gjithë liderët e shteteve më të fuqishme të botës, përcjell Bota sot.

Muja përmes një postimi në Facebook, ka thënë Kurti u kthye nga një pritje madhështore në Bruksel dhe Kosova është rikthyer në hartën botërore, ndërsa sulmet ndaj qeverisë ka thënë se janë për pushtet dhe jo për shtet.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Kosova në hartën botërore: Viteve të fundit Kosova ishte harruar nga liderët perëndimorë. Askush nuk vinte dhe as që na prisnin. Që nga formimi i Qeverisë Kurti II Kosova ka marrë mbështetje nga Presidenti Biden, Sekretari i Shtetit Blinken, Kancelarja Merkel, krerët e BE-së Charles Michel dhe Von der Leyen. Kosova këto 52 ditë është vizituar nga Presidenti Slloven Pahor, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, i Kroacisë Grlic, Komisioneri për Zgjerim Varhelyi etj. Ministri i Jashtëm Austriak po koordinon mbështetjen me vaksina për Kosovën. Kurti u kthye nga një pritje madhështore në Bruksel. Kosova është rikthyer në hartën botërore. Sulmet dhe piskamat e forcave të errëta të rendit të vjetër janë për pushtet, jo për shtet

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit