8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

KEDS ka investuar mbi 28 milionë euro në rrjet nëntokësor gjithandej vendit

Rekomandime

KEDS po vazhdon të investojë fuqishëm në shtrirjen e rrjetit nëntokë gjithandej vendit. Deri më sot, mbi 28 milionë euro janë investuar në rrjet nëntokësor në 7 distriktet në kuadër të mbi 140 projekteve të KEDS.

- Advertisement -

Tashmë shumica e qendrave të qyteteve janë me rrjet nëntokësor, derisa synimi i KEDS është që brenda një të ardhme të shkurtër të përfshijë të gjitha në nivel Kosove. Këto investime po bëhen në bashkëpunim edhe me komunat.

Me shtrirjen e rrjetit elektrik nëntokë, KEDS po krijon infrastrukturë të re energjetike derisa me qindra shtylla po largohen duke i kthyer pamjen e merituar zonave turistike, qendrave të qyteteve dhe vendeve historike.

Krijimi i infrastrukturës së re po i bën zgjidhje njëherë e mirë rrjetit të stërvjetruar që KEDS ka trashëguar. Kështu, po rriten kapacitetet duke rritur sigurinë e furnizimit me energji të qëndrueshme e kualitative dhe po zëvendësohen me qindra kilometra kabllo.

- Advertisement -

Përmes këtyre investimeve nëntokësore, po krijohen edhe linjat alternative, që do të mundësojnë furnizim alternativ në rast avarie. Kjo pasi nëse një dalje e asaj linje është në defekt, menjëherë furnizimi kalon në daljen alternative dhe kësisoj konsumatori nuk ballafaqohet me ndërprerje të energjisë elektrike.

KEDS për 8 vite të operimit në Kosovë ka investuar mbi 170 milionë euro në modernizim të rrjetit. Investime në rrjetin elektrik po vazhdojnë çdo ditë anekënd Kosovës, që tregon përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e premtimeve dhe vendosmërinë për të qenë sa më afër konsumatorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit